image Gjykata në Ferizaj merr vendim për personin që dyshohet se rrahu nënën e tij

Drejtësi

Gjykata në Ferizaj merr vendim për personin që dyshohet se rrahu nënën e tij

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj personit që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës pas mbajtjes së seancës ka vërtetuar se eksziston dyshimi se i pandehuri më 16 janar të këtij viti ka keqtrajtuar fizikisht nënën e tij.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën-nënën së tij F.A., ashtu që deri sa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet tek nëna e tij të cilën fillimisht e kap për xhemperi e më pas e godet me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja i njëjti arrin të largohet nga shtëpia”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 18 janar 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.A.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake i Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën-nënën së tij F.A., ashtu që deri sa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet tek nëna e tij të cilën fillimisht e kap për xhemperi e më pas e godet me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja i njëjti arrin të largohet nga shtëpia.

Gjyqtarja e procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

/Gazeta Sinjali/