image Gjykata merr vendim për punëtorin e postës që dyshohet se i përvetësoi paratë e ndihmave sociale në Gjilan

Drejtësi

Gjykata merr vendim për punëtorin e postës që dyshohet se i përvetësoi paratë e ndihmave sociale në Gjilan

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Bujar Murtezit, i cili në cilësinë e zyrtarit në Postën e Kosovës në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar ndihmat sociale të disa personave, në vlerë prej 1,700 €, rast ky për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi.

“Me këto veprime i pandehuri B. M. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘përvetësimi në detyrë’’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale. /Gazeta Sinjali/