image Gjykata merr vendim për kapitenin e policisë dhe dy kushërinjtë e tij që u kapën duke marrë para me fajde

Drejtësi

Gjykata merr vendim për kapitenin e policisë dhe dy kushërinjtë e tij që u kapën duke marrë para me fajde

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Kadri Kadriu, zyrtar policor dhe të pandehurit F.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja.

Ndërkaq, kjo gjykatë ka refuzuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit tjetër me iniciale B.R., i dyshuar po ashtu për fajde dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas gjykatës, Kadri Kadriu në muajin maj të vitit 2017 ka pranuar shuma joproporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.

Kadriu ia kishte F.M., 20 mijë euro me kamatë mujore 3%, 600 deri në 800 euro në muaj, duke përfituar nga ai 17 mijë e 800 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor në shumë prej 20 mijë eurove.

Për t’i kthyer këtë borxh, F.M ishte detyruar të marrë edhe një shumë prej 15 mijë euro me kamatë nga një person i quajtur Xh., i cili jeton në shtetin e Norvegjisë, duke pësuar dëm pasuror mbi 30 mijë euro.

Ndërkohë, i pandehuri F.R. dyshohet se në Ferizaj ka pranuar shuma joproporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim.

Gjatë vitit 2017-2018, ai ia ka dhënë 22 mijë euro të dëmtuarit F.M, në këmbim të të cilave ia mori 46 mijë e 300 euro.

Ndërsa, gjatë vitit 2017-2018 dyshohet se ka pranuar shuma joproporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në disa raste i ka dhënë 7 mijë euro para në shërbim të dëmtuarit A.N, duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3 mijë e 500 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor, duke përfituar mbi 27 mijë e 800 euro.

Kurse, i pandehuri B.R. dyshohet se në muajin prill të vitit 2018 në Ferizaj, ka pranuar shuma joproporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që i ka dhënë 10 mijë euro para në shërbim të dëmtuarit A.N., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3 mijë euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/