image Ferizaj: I zoti i shtëpisë ia kris armës për dasmë, intervenon Policia

Siguri

Ferizaj: I zoti i shtëpisë ia kris armës për dasmë, intervenon Policia

news image

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Për një rast të tillë, që ka ndodhur dje në fshatin Koshare të Ferizajt, ka nisur hetimet Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se fillimisht Policia ka marrë informacionet nga disa qytetarë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me të zotin e dasmës.

35-vjeçari ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, të cilën me pas e ka dorëzuar tek organet kompetente, teksa ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/