image Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident zingjiror raportohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Momentalisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/