Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për “udhëtim me qëllime terrorizmi”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se dy të akuzuarit, Kreshnik Maqani dhe Leonard Trepça, kanë kryer veprën penale për të cilën po ngarkohen, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit, më 22 shtator të vitit 2019, përmes kalimit të pikës kufitare të Hanit të Elezit, kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm duke udhëtuar drejt Turqisë, me qëllim që të shkojnë në Siri dhe t’iu bashkëngjiten organizatave terroriste.
Ata, shkruan aktakuza, kanë qëndruar atje deri më 6 shtator 2019, ku më pas edhe janë arrestuar nga autoritetet turke në vijën kufitare Turqi – Siri. /Gazeta Sinjali/