image Gjykata merr vendim ndaj tre të dyshuarve për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në Prizren - Sinjali

Gjykata merr vendim ndaj tre të dyshuarve për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Leutrim Latifit, Ibrahim Qadrakut dhe Ryzhdi Fejzullahut, të dyshuarve për përfshirje në rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes së dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

“Po, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha ai.

Lekaj bëri të ditur se Latifit dhe Qadrakut kjo masë u është caktuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitje në tentativë”, dy vepra të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje”, “Grabitje”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësim i pasurisë”.

Ndërkaq, Fejzullahu po dyshohet për veprën penale “Ndihma në grabitje”.

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin