image Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit lidhur me grabitjen e armatosur në Parallovë

Drejtësi

Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit lidhur me grabitjen e armatosur në Parallovë

news image

Gjykata Themelore në Gjilan me kërkesë të Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Dardan Gashit, të dyshuarit lidhur me grabitjen e armatosur në Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë i është caktuar në seancën e sotme paragjyqësore, e cila është mbajtur nga ora 14:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Gashit, i cili tha se ky i fundit vetëm e ka shitur veturën e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“I është caktu paraburgimi. Nuk ka dëshmi bindëse, por e drejtë e prokurorit është me dyshu. Ky e ka shitë atë veturë. Vetëm atë që ia ka shit veturën e njeh me pa. Më shumë s’ka asgjë”, tha ai për Sinjali.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/