Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur sot seancën e parë gjyqësore online, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton kjo gjykatë, seanca kishte të bënte me një rast të shkurorëzimit dhe u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu.
“Me fillimin e organizimit të procesve të gjykimeve në distancë duke përdorur teknologjinë e video koneferencave, qëndrueshmëria dhe vullneti i gjykatave të Kosovës ka gjetur zgjidhje inovative për ruajtjen e efikasitetit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Seanca u mbajt nga gjyqtari Gëzim Shehu, lëndë civile – shkurorëzim”, thuhet në njoftim.
Kjo seancë u mbajt me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP)./Gazeta Sinjali/