image Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për tentim vrasje në Prishtinë

Vendim/ Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për tentim vrasje në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të pandehurve L.U., D.M. dhe F.B. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Kjo masë, sipas Gjykaës Themelore, është shqiptuar duke u bazuar në dyshimin se me datë  24.11.2019 rreth orës 19:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, të pandehurit L.U., D.M. dhe F.B. të cilët ishin me automjetin “Audi A8”, në bashkëkryerje, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes tani të dëmtuarit A.S dhe të pandehurit D.M, posa ishin takuar në rrugë ku në automjetin “Opel Zafira” kishin qenë tani të dëmtuarit A.S., G.A. dhe L.R.. Të pandehurit me automjetin e tyre fillojnë të ndjekin automjetin e të dëmtuarve dhe kur arrijnë tek kryqëzimi i rrugës “Hys Popova” gjuajnë në drejtim të automjetit, ku ishin të dëmtuarit duke e qëlluar automjetin në xhamin e pasëm, e cila predhë kishte depërtuar deri ne parafangon e parë, ku vërehet drejtimi i saj kah kokat e të dëmtuarve dhe po ashtu kishin goditur edhe me një predhë në pjesën e pasme të bagazhit e cila mbetet në ulësen e pasme, me ç’rast të dëmtuarit nuk kishin pësuar lëndime dhe kishin arritë të ikin, nga vendi i ngjarjes kishin ikur edhe të pandehurit.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.U., D.M. dhe F.B. është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës. Po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, gjykata ka vlerësuar që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/