image Gjykata aprovon kërkesën e VV-së për pezullimin e punës në dy hidrocentrale në Deçan

Kosovë

Gjykata aprovon kërkesën e VV-së për pezullimin e punës në dy hidrocentrale në Deçan

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Selmanaj për pezullimin e punës në dy hidrocentrale në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Një betejë e fituar për Lumbardhin! Pas padisë që ka ushtruar aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan, Faton Selmanaj ndaj dy hidrocentraleve që po e shkatërrojnë Lumbardhin e Deçanit dhe po i lënë banorët pa ujë, Gjykata Themelore ka marrë vendim që ta pezullojë punën e dy hidrocentraleve”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se, Gjykata ka vendosur ta shtyjë ekzekutimin e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private “Kelkos Energy” për hidrocentralet.

Gjykata ka vendosur ta shtyjë ekzekutimit e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private «Kelkos Energy» për hidrocentralet. Aktvendimi i sotëm pezullon aktet e kontestuara deri në shqyrtimin e padisë së aktivistit tonë Selmanaj. Përfundimisht, presim që gjykata ta miratojë padinë, duke anuluar lejet dhe licencat që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Organet e paditura dhe palët e interesuara kanë 15 ditë afat të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit”.

Në fund të njoftimit, VV e konsideron si fitore kundër degradimit të natyrës dhe jetës së banorëve.

Kjo padyshim që është një fitore e shënuar kundër degradimit të natyrës dhe jetës së banorëve në atë pjesë, që njëherit inkurajon angazhimin individual e kolektiv për beteja të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes po angazhohen për ta mbrojtur mjedisin si përmes Kuvendit të Republikës ashtu edhe përmes nismave të tjera vendore e ndërkombëtare”, përfundon njoftimi i VV-së./Gazeta Sinjali/