Pas takimit të shkurtë që kishte me presidentin amerikan, Marko Gjuriq ka deklaruar se ka kaluar koha kur Prishtina kishte monopolin e mardhënieve të mira me SHBA-në.
“Ka kaluar koha kur politikanët nga Prishtina dhe të tjerët kishin monopolin e marrëdhënieve të mira me SHBA-në dhe BE-në“, tha Gjuriq.
Gjuriq tha për “Srpski Telegraf” se Serbia është veçanërisht e kënaqur me vëmendjen që i kushtohet vendit të tij në nivelin më të lartë në SHBA, në një kohë kur presion të planifikimeve të agjendës së ditës së zyrtarëve të lartë.
Gjuriq thotë se Bidenit i ka përcjellë mesazhe pozitive, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.