image Gjuriq - Kurtit: Mos luaj me zjarrin, po e shtyn rajonin në gjakderdhje

Politikë

Gjuriq – Kurtit: Mos luaj me zjarrin, po e shtyn rajonin në gjakderdhje

news image

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që të mos lejojë automjetet me targa të Serbisë të futen në Kosovë pa i ndërruar targat, duke vendosur kështu reciprocitet për këtë çështje.

Gjuriq e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë që “të mos luajë me zjarrin, para se të jetë vonë”.

“Regjimi i Kurtit në Kosovë po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe, vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin para se të jetë vonë”, shkruan në Twitter ai.

Ndër të tjera ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po përdor “armatim të vjedhur për t’i frikësuar serbët”.

“Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku drejt një të ardhme normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhur dhe APC të dhuruar për ta frikësuar popullsinë e saj serbe. Duhet t’ju vijë turp nga vetja, z. Kurti”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq./Gazeta Sinjali/