Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.
E këtë e quan ”lajm të trishtë në ditën e Krishtlindjes“.
”Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë“.
”Edhe pse tronditëse, kjo nuk është veçse maja e ajsbergut të abuzimit ndaj komunitetit serb“, ka shkruar ai në Twitter.