image Gjuriq: Jo Covid-19, por qeveria serbe me masa speciale është lajm kryesor në Kosovë

Rajon

Deklaratë/ Gjuriq: Jo Covid-19, por qeveria serbe me masa speciale është lajm kryesor në Kosovë

news image

Lufta kundër koronavirusit nuk është lajm kryesor në Prishtinë, dhe për këtë arsye nuk ka një pamje të vërtetë të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se lufta kundër pandemisë Covid-19 nuk është lajm kryesor në Kosovë, dhe sipas tij, për këtë nuk ka një pamje të vërtetë të situatës epidemiologjike në vend.

Gjuriq ka theksuar se qeveria serbe po merr masa speciale mbrojtëse në zonat e banuara me serbë, raporton Tanjug.

Siç tha ai ekzistojnë 75 mjekë dhe 200 infermierë aktualisht të punësuar nga institucionet shëndetësore në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Tutje, ai shtoi se ekziston një vetëdije mes qytetarëve të zakonshëm të Kosovës dhe Hercegovinës që koronavirusi është një “fatkeqësi e përbashkët”, por që ka shqiptarë midis atyre që përpiqen të përfitojnë nga kriza epidemike dhe fajësojnë Serbinë për përhapjen e koronavirusit.

Gjuriq theksoi se komunitetet serbe në Kosovë kishin furnizime të mira dhe se zyra që drejtohet nga ai siguroi 250 kamionë me ushqim, si dhe që shqiptarët gjithashtu furnizoheshin në veri të Kosovës./GazetaSinjali/