image Gjuriq: I treguam Grenellit se çfarë malltretime përjetojnë serbët në Kosovë

Rajon

Propaganda/ Gjuriq: I treguam Grenellit se çfarë malltretime përjetojnë serbët në Kosovë

news image

Pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka folur drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ka ishte pjesëmarrës në këtë takim.

Ai ka thënë se delegacioni i Serbisë në Mynih po përpiqet t’ua bëjë të ditur ‘gjendjen e mjerueshme’ të serbëve në Kosovë dhe ‘malltretimet’ me të cilat ata po përballen.

“Po përpiqemi që t’ia prezantojmë Grenellit dhe bashkëbiseduesve tjerë të rëndësishëm aspektin juridik, politik dhe moral të situatës”, ka pretenduar Gjuriq.

Ai ka vlerësuar si “shumë të rëndësishëm” faktin që në takim të Vuçiqit dhe Grenellit “është dërguar mesazhi i qartë” se taksat kosovare për prodhime serbe duhet të hiqen dhe se nuk duhet të ndërrohen me ndonjë masë tjetër të reciprocitetit të imagjinuar”./Gazeta Sinjali/