image Gjuriq flet për qeverinë e re të LDK-së dhe VV-së

Politikë

Koalicioni/ Gjuriq flet për qeverinë e re të LDK-së dhe VV-së

news image

Drejtori i të ashtuquajturës ‘’Zyra për Kosovën’’, Marko Gjuriq ka folur për zgjedhjet në Kosovë dhe mundësinë e krijimit të qeverisë së re mes LDK-së dhe VV-së. Ai është shprehur se situata është e paqartë në Kosovë.

Gjuriq për Radio Beogradin tha se “është një situatë shumë e paqartë dhe se cështja rreth zgjedhjeve mund të ndryshojë çdo ditë”.

Sipas Gjuriqit e rëndësishme për Serbinë është Lista Serbe i ka të gjitha të drejtat e garantuara me ligj dhe se përfaqësuesit e saj nuk do të pajtohen me asnjë shantazh.

Gjuriq, ka pranuar se nuk ka informacione nëse Vetëvendosja e Albin Kurtit do të arrijë përfundimisht marrëveshje me LDK-në e Isa Mustafës.

“Përveç sfidave të njohura, Prishtina po vendos vazhdimisht sfida të reja para Serbisë”, tha Gjuriq, duke potencuar se kjo paraqet problem. Sfida aktuale është gjykimi i gjashtë serbëve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Gjuriq.

Ndër të tjerash Shefi i Zyrës për Kosovën ka folur edhe për linjat e reja hekurudhore ku këto marrëveshje i sheh si mundësi e mirë për serbët në Kosovë.

“E rëndësishme që të mos e hedhim poshtë dialogun dhe të jemi të gatshëm për negociata, me kusht që edhe pala shqiptare ta dëshirojë të njëjtën. Mirëpresim bisedimet për linjën hekurudhore dhe ajrore Beograd-Prishtinë, sepse projekte të tilla janë të rëndësishme për një standard më të mirë të serbëve në Kosovë”, tha Gjuriq./ Gazeta Sinjali/