image Gjuriq e quan Kurtin shtetas të Serbisë: Nuk duhet ta ofendojë shtetin e tij

Kosovë

Deklaratë/ Gjuriq e quan Kurtin shtetas të Serbisë: Nuk duhet ta ofendojë shtetin e tij

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë pës Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shtetas të Serbisë, duke thënë se ai “nuk duhet ta ofendojë vendin e tij”.

Gjuriq ka deklaruar se nëse Kurti dëshiron të ndikojë në politikën serbe, të kandidojë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ai është një zyrtar provincial i krahinës serbe në organet e përkohshme të vetëqeverisjes dhe padyshim që nuk mund të detyrojë anëtarët e partisë ose qeverisë së tij të ndjekin politikat e tij. Nëse ai dëshiron të ndikojë në politikën e Serbisë, le të kandidojë në zgjedhjet parlamentare serbe. Me Serbinë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, është e sigurt që ai nuk do të mund ta detyrojë askënd në Beograd ta pranojë pavarësinë e tij të rreme”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Kurti po bën çmos që të shfaqet më ekstrem se paraardhësit e tij në qeveri. /Gazeta Sinjali/