Një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve ka ndodhur pak minuta më parë, te Posta kryesore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se për momentin nuk kanë informata për persona të lënduar.
Tutje, Krasniqi tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sonte rreth orës 21:50, te posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, një veturë është dëmtuar. Për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/