Një person gjatë ditës së djeshme ka gjuajtur me armë gjuetie, në zonën e KEK-ut.
I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në zonën e KEK-ut ka gjuajtur me armë gjuetie”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, të dyshuarit i janë konfiskuar një pushkë gjuetie, disa fishekë dhe një gëzhojë. Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /GazetaSinjali/