image Gjuajtje me armë zjarri në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Suharekë, arrestohet i dyshuari

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka sulmuar me gurë një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje më parë, duke ia thyer xhamin e kamionit.

Shoferi ishte ndalë me kamion pas 200 metrash dhe i dyshuari kishte vazhduar të ecte në drejtim të tij.

Pasi që ka arritur afër kamionit, ai dyshohet se ka shtënë të paktën gjashtë herë në ajër.

Policia e Kosovës pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm, si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11 fishekë të cilën i dyshuari e kishte lënë në fushë, në pronë e tij.

Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës rreth orës 10:40.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/