Policia njofton për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Llapi” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Rasti ka ndodhur dje, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS: Rr. Llapi, Prishtinë, 31.07.2020-14:03. Është raportuar për të shtëna me arme zjarri, njësitet relevante kane dalë ne vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja (kalibri nuk ju dihet). Me urdhër të prokurorit, rasti cilësohet si më lartë. /Gazeta Sinjali/