Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para disa çastesh në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i plagosuri është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo tha se policia e ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe se i njëjti është në kërkim./Gazeta Sinjali/