image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

news image

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para më shumë se një ore në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje. Sipas Policisë nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Rreth  orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

/GazetaSinjali/