image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Kosovës hasin në rrezik për shkak se persona të panjohur shkrepin me armë zjarri në drejtim të veturave të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30, në rrugën “Mihajl Grameno” të Prishtinës, pasi një person ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç’rast i është dëmtuar vetura e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda PK-së bëjnë të ditur se në këtë rast nuk ka të lënduar.

Të njëjta burime tregojnë se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, kurse me vendim të prokurorit është bërë konfiskimi i veturës si provë materiale.

/Gazeta Sinjali/