image Gjuajtje me armë zjarri në një pompë të derivateve në Drenas

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një pompë të derivateve në Drenas

news image

Një pompë e derivateve në fshatin Arllat të Drenasit ka qenë shënjestër e gjuajtjeve me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, raporton Gazeta Sinjali.

Roja i kësaj pompe u ka thënë hetuesve policorë se njëri nga plumbat e ka dëmtuar një cisternë.

Burime të Sinjalit brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy predha të armës së zjarrit./Gazeta Sinjali/