image Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në Prizren, policia kontrollon dasmorët dhe veturat e tyre

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në Prizren, policia kontrollon dasmorët dhe veturat e tyre

news image

Ahengu familjar i nisur në fshatin Gjonaj të Prizrenit sot, nuk përfundoi me këngë e valle, raporton Gazeta Sinjali.

Të shtënat me armë zjarri, një traditë primitive shqiptare, për të shprehur gëzim, sollën Policinë e Kosovës në vendin e ngjarjes, ku u gjetën dhe u sekuestruan katër gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, hetuesit policorë kontrolluan të gjithë dasmorët dhe automjetet e tyre.

Si i dyshuar për këto të shtëna, policia prangosi një 39-vjeçar me inicialet B.M., i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë intervistimit në prezencën e avokatit të tij, 39-vjeçari e ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP, e cila iu sekuestrua.

Arma e sekuestruar

Policia ka paralajmëruar se do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet ku përdoren armë zjarri, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarëve përreth./Gazeta Sinjali/