image Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Suharekë, arrestohet një 52-vjeçar

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Suharekë, arrestohet një 52-vjeçar

news image

Një 52-vjeçar me inicialet H.L., është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm & Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje rreth orës 15:52, në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas policisë, ai kishte shtënë disa herë me armë për shkak të një ahengu familjar.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë kallashnikov, prodhim kinez, me një karikator dhe 27 fishekë të po kësaj arme, kalibri 7.62 mm. Po ashtu, si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe katër gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga kjo armë.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe  “Sa ma pak armë – ma pak tragjedi familjare”./Gazeta Sinjali/