image Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person – i dyshuari në arrati

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person – i dyshuari në arrati

news image

Mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se shtiu me armë drejt viktimës, është identifikuar, mirëpo ndodhet në arrati dhe i njëjti po kërkohet nga Policia.

Sinjali mëson se si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar me urgjencë në spital, ku pas intervenimit të stafit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Burimet njoftojnë se për shkak që viktima ndodhej në gjendje të dehur, intervistimi i tij nga hetuesit policorë ka qenë i pamundur.

Ndryshe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet se është e armës që u përdor në rast.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/