Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutave në afërsi të Liqenit të Badovcit, në rrugën Prishtinë – Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se nga të shtënat dyshohet se janë plagosur dy persona, të cilët ishin në automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësi të shumta të policisë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe me kompaninë e sigurimeve në fjalë, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/