image Gjuajtje me armë rrugës për Gërmi, plumbi bie te dera e një marketi

Kosovë

Foto/ Gjuajtje me armë rrugës për Gërmi, plumbi bie te dera e një marketi

news image

Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna armësh rrugës për në Gërmi, madje një plumb ka rënë te dera e një marketi, raporton një Sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihen motivet e gjuajtjes me armë zjarri si dhe nëse ka të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sinjali ka kontaktuar policinë dhe brenda pak çastesh do të informoheni më shumë për këtë rast.

Ndryshe, të shtëna me armë zjarri ka pasur edhe mbrëmë në kryeqytet, konkretisht në lagjen “Tophane” ku mbet i plagosur një person./Sinjali/