Para pak çasteve në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen Mati I në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se disa persona janë gjuajtur mes vete.
Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë shkëmbyer zjarr gjatë kohës sa kanë qenë në lëvizje me skuter dhe veturë.
Sinjali do t’iu mbajë te informuar me detajet e reja lidhur me rastin.