image Gjuajtja me armë në një aheng në Viti: Arrestohet i zoti i shtëpisë dhe konfiskohen dy armë

Siguri

Gjuajtja me armë në një aheng në Viti: Arrestohet i zoti i shtëpisë dhe konfiskohen dy armë

news image

Dje Gazeta Sinjali publikoi një video, ku shihej se tre persona gjuanin me armë zjarri në ajër, ndërsa sot Policia ka njoftuar se e ka arrestuar një prej tyre.

Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është pronari i shtëpisë në fshatin Dobresh të Vitisë.

I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri mbrëmë gjatë një ahengu familjar.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, mirëpo i janë konfiskuar dy pistoleta me gaz.

“Pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili është arrestuar. Gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë, ku shihen në video automjete dhe persona duke shtënë me armë. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/