image "Kallne moj kallne", disa persona festojnë me armë e kallash diku në Kosovë (Video)

Siguri

“Kallne moj kallne”, disa persona festojnë me armë e kallash diku në Kosovë (Video)

news image

Disa persona kanë zgjedhur që festën të mos e bëjnë vetëm me valle e këngë, por edhe me armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video që e ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit, shihet se disa persona me radhë gjuajnë me armë në ajër, ndonëse kjo është tejet e rrezikshme për të pranishmit.

Në pamje shihet se së pari një person me revole, e pas tij një tjetër gjuan me kallash.

Mirëpo këta dy nuk janë të vetmit që gjuajnë, pasi në video shihet se me armë gnuan edhe një tjetër person.

E në sfond dëgjohen të bërtitura e shuplaka si të jetë festë, si dhe këngë “kallne moj kallne malin“.

/GazetaSinjali/