image Gjuajti një shtëpi me armë zjarri gjatë kohës sa kishte persona brenda, arrestohet pejani

Kosovë

Gjuajti një shtëpi me armë zjarri gjatë kohës sa kishte persona brenda, arrestohet pejani

news image

Dje në Pejë, një person ka informuar policinë se shtëpia e tij ishte sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa po qëndronte brenda. Pas veprimeve hetimore, sot, policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, J.G., i lindur në vitin 1974.

Gjatë bastisjes, te i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një sasi e substancave narkotike- kanabis.

“I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion, ku me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet për veprat penale, ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘posedim të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’

Të shtënat me armë ndalohen me ligj dhe mund të shkaktojnë vdekje apo plagosje të panevojshme të njerëzve, prandaj APELOJMË që të ketë konsideratë çdo qytetar në këtë drejtim, meqë policia detyrohet të veprojë në çdo vend dhe në çdo kohë, për të ndaluar veprimet e kundërligjshme dhe ndaj të gjithë kryesve të veprave do të merren masa adekuate ligjore”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë./ Gazeta Sinjali/