image Gjuajti 11 herë me armë në aheng familjar, 22-vjeçari në Mitrovicë arrestohet nga policia

Siguri

Gjuajti 11 herë me armë në aheng familjar, 22-vjeçari në Mitrovicë arrestohet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 22-vjeçarin me inicialet A.B., në fshatin Zhabar të Mitrovicës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 kishin pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë. Sipas policisë këto të shtëna kanë ndodhur në një aheng familjar.

Pas arrestimit të të dyshuarit policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 11 gëzhoja të shkrepura si dhe ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00./Gazeta Sinjali/