Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës, ku mbizotëronte flamuri kuq e zi.
Gjoshi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se VV kur është në pozitë zhvillon marrëdhënië miqësore me Serbinë e mbyllen me Shqipërinë, ndërsa kur janë në opozitë përmendin këtë të fundit dhe Bashkimin Kombëtar.
“Kur janë NË POZITË zhvillojnë marrëdhënie miqësore me Serbinë e ia hapin kufirin dhe mbyllen me Shqipërinë. E kundërta ndodhë kur janë NË OPOZITË. Fillojnë ta përmendin Shqipërinë dhe Bashkimin Kombëtar”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tej Gjoshi ka shtuar se “Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk mund ta përdorin Shqipërinë si trampolinë. Askush nuk ju besoj juve”./Gazeta Sinjali/