image Gjobitet me dy mijë euro personi që rrahu profesoreshën Hatixhe Pupovci në vendin e saj të punës

Kosovë

Gjobitet me dy mijë euro personi që rrahu profesoreshën Hatixhe Pupovci në vendin e saj të punës

news image

Zv.ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci, i cili ishte pjesë e një emisioni është pyetur edhe për sulmin fizik ndaj gruas së tij, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Popovci njoftoi se është mbajtur gjykimi ndaj personi që ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai tha personi në fjalë është dënuar 2 mijë euro.

“Po të ju them të drejtën , është mbajte gjykimi, është shqiptua dënimi ndaj personit i cili ka bërë atë vepër. Po është një dënim, po mundohem me thanë me gjakftohtësi, 6 muaj burgimi i cili është zëvendësuar me 2 mijë euro, ky është vendimi i gjykatës”, tha ai në emisionin Frontal.

Popovci tha se ky është vendimi i shkallës së parë dhe me rastin do të merren edhe instancat e tjera të gjykatës, duke mos dashur ta komentoj vendimin.

/GazetaSinjali/