Dje Gazeta Sinjali raportoi për një shkelje trafiku e cila ka ndodhur në Gjakovë, ku një veturë me targa të Shqipërisë i kishte rënë “trup” një ishulli në rrugën “Tirana”, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këta rast Sinjali merr vesh se para pak minutash, Policia e Kosovës e ka identifikuar shoferin kosovar të veturës me targa të Shqipërisë.
Sipas burimeve, i njëjti është gjobitur me 100 euro.