image Vetura me targa të Shqipërisë kthehet ‘trup’, rrezikon trafikun në Gjakovë – FOTO

Sinjalizime

Vetura me targa të Shqipërisë kthehet ‘trup’, rrezikon trafikun në Gjakovë – FOTO

news image

Rastet kur qytetarët po raportojnë shkeljet në trafik po rriten, duke rritur kështu edhe vetëdijesimin për respektimin e rregullave dhe mos rrezikimin e trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar edhe sot në adresë të Gazetës Sinjali, që ka ndodhur në rrugën tranzit në Gjakovë, ku një shofer me veturën me targa të Shqipërisë ka kaluar ‘ishullin’ dhe ka dalë në anën tjetër, duke rrezikuar komunikacionin.

Sipas sinjalizuesit, rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana”, rreth orës 13:00.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/