image Gjithçka gati që Sanchez të transferohet te Interi

Futboll

Sport/ Gjithçka gati që Sanchez të transferohet te Interi

news image

Alexis Sanchez është në prag të huazimit te skuadra e Interit me mundësi të blerjes për 15 milionë euro.

Anësori kilian nuk është parë askund për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, në Premier Ligën kundër Wolverhampton Wanderers.

Mediat italiane raportojnë se Sanchez do t’i bashkohet skuadres së Interit në formë huazimi me mundësi të blerjes, në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Manchester United do të paguajë gjysmën e pagës së tij, duke lënë Interin të paguajë vetëm katër milionë euro.

30-vjeçari pritet që nesër t’i kompletojë testet mjekësore, e më pas ta nënshkruajë kontratën./Sinjali/