image Gjithçka çka ndodhi pas votimit: Dy parti në ‘luftë’ për vendin e parë, PDK nuk është as afër

Zgjedhje/ Gjithçka çka ndodhi pas votimit: Dy parti në ‘luftë’ për vendin e parë, PDK nuk është as afër

news image

Exit Pollet dhe nga deklarimet e partive politike kanë konfirmuar se deri më tani janë dy parti të cilat janë në garë të ngushtë për t’i fituar zgjedhjet.

LDK dhe VV janë dy partitë të cilat po luftojnë mjaftë ngushtë për pozitën e parë. Në Exit Pollin e publikuar nga Klan Kosova, LDK dhe VV janë të barabarta me 30%, ndërsa partia e tretë është PDK me rezultat të dukshëm më të zbehtë se dy partitë e para.

Në anën tjetër një sondazh i publikuar nga RTK, nxjerr VV-në partinë e parë, ndërsa LDK-në partinë e dytë.

Por përfaqësues të tri partive pulitke si nga PDK, LDK dhe ajo VV kanë shpallur fitore.

“Ne jemi duke i procesuar të dhënat tona që po vijnë nga çdo qendër e votimit. Të dhënat tona tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e para, VV i ka fituar këto zgjedhje”, ka deklaruar Glauk Konjufca nga VV.

Ndërkohë, fitoren e ka shpallur edhe Lutfi Haziri nga LDK. Ai ka thënë se LDK është e para me një epërsi të lehtë

“LDK e ka një përparësi dhe një udhëheqje ndaj Vetëvendosjes, si parti e dytë. Do të shohim se sa është ky dallim mes neve dhe partisë së dytë (Vetëvendosjes)”, tha më tej ai.

“Po e shohim se partitë kanë nisë me shpall vetën si fitues, por jemi të bindur se LDK është fituese”, ka deklaruar ai.

Ajo që është parë mjaftë befasuese është shpallja e fitores edhe nga radhët  e PDK-së të cilët në Exit Polle janë larg fitores./Gazeta Sinjali/