image Gjirokastër: I riu i plagosur gjendet i braktisur në rrugë, vdes rrugës për në spital

Shqipëri

Gjirokastër: I riu i plagosur gjendet i braktisur në rrugë, vdes rrugës për në spital

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një djalë i ri është gjetur i plagosur në rrugë. Viktima ka vdekur rrugës për në spital. Ngjarja është regjistruar në afërsi të Teqesë në lagjen ‘Zinxhira’.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se i riu, është gjetur i shtrirë përtokë, ndërsa thuhet se ishte goditur me sende të forta.

Ndonëse nuk dihet identiteti i viktimës, mësohet se i riu është pjesë e komunitetit rom, rreth 32 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si është plagosur i riu, i cili fatkeqësisht humbi edhe jetën./Gazeta Sinjali/