Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini thotë se Vetëvendosje po e interpreton gabimisht ‘përkrahjen e popullit’.
“Është shumë gabim, nuk munden me u thirrë në emër të popullit, janë retorika zgjedhore, po të mos thonin që do të shkojmë bashkë nuk do të votoheshin. Çereku i popullit ka votu për Kurtin, tre çerek të tjerë nuk kanë votu për të, kanë votu për Vjosën, Kadriun e Ramushin”, ka thënë Gjini në Rubikon.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, gjithashtu ka thënë se AAK dhe LDK kanë qenë të zëshëm në temën e mos ndryshimit të kufijve prandaj dhe janë dakorduar për një marrëveshje koalicioni.
“Qeveria mund të votohet këtë javë, mundet edhe gjatë vikendit. Jemi dakordu që nuk flasim për ndryshim të kufijve. Mendoj që LDK dhe Aleanca kanë qenë më të zëshme në këtë temë dhe kemi pasë dakordancë. Nuk besoj që asnjë parti është kundër autoudhës së Dukagjinit, ku kanë mbetë tri qytetet më të mëdha pa u lidhë”, ka thënë ai.