image Gjini ka një arsye se pse ka mbetur jashtë listës zgjedhore të AAK-së

Kosovë

Listat/ Gjini ka një arsye se pse ka mbetur jashtë listës zgjedhore të AAK-së

news image

Një nga zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë është Ardian Gjini, aktualisht kryetar i Komunës së Gjakovës.

Se pse emri i tij nuk figuron në këtë listë,  ai ka dhënë arsye gjatë emisionit Pressing në T7.   

“Unë jam kryetar i komunës së Gjakovës. Si i tillë kam obligime tjera dhe nuk kam pasur vullnet të isha në listë zgjedhore. Gjithsesi unë do jem mbështetës i madh i partisë dhe kandidatëve”, ka thënë Gjini.