image Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit, mbyll edicion vjeshtor si lider i Superligës

Futboll

Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit, mbyll edicion vjeshtor si lider i Superligës

news image

Ka përfunduar edhe derbi i xhiros së 18-të në Sueperligën e Kosovës, raporton Sinjali Sport.

Gjilani e mposhti Ballkanin në kryendeshjen e javës së fundit për këtë vit në elitën e futbollit kosovar me rezultat 0-1.

I përhershmi te mysafirët, Gerhard Progni e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim, si zakonisht në mënyrë mjeshtërore nga ana e tij.

Me këtë triumf Gjilani e përmbyll sezonin vjeshtor si lider i Superligës me 35 pikë, kurse Ballkani me 33 pikë shkon në pushim dimëror prej pozitën së tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/