Personi i cili mbrëmë tentoi të hynte me veturë brenda në një lokal në Gjilan, e ka bërë këtë vepër qëllimshëm.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari paraprakisht ka pasur mosmarrëveshje me personelin e sigurimit të kafiterisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Në lidhje me këtë rast, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sinjali ka raportuar më hërët për këtë rast përmes fotografive të dërguara prej një sinjalizues nga vendi i ngjarjes, ku shihet sesi vetura është përplasur për lokalin duke rrezikuar jetët e klientëve që gjendeshin në momentin e aksidentit./Gazeta Sinjali/