image Vetura ndeshet në një lokal në Gjilan, rrezikohen klientët

Kosovë

Aksident/ Vetura ndeshet në një lokal në Gjilan, rrezikohen klientët

news image

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmë vonë në Gjilan.

Shoferi i një veture ka përfunduar në një lokal në lagjen “Dardania” të këtij qyteti, ku ditë më parë ndodhi një përleshje mes disa të rinjve.

Ai për pak ka hyrë brenda në kafiterisë duke rrezikuar klientët të ciltë gjendeshin  në momentin kur kishte ndodhur aksidenti

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla në Gjilan. Më 30 nëntor një veturë tjetër ishte ndeshur në një lokal. /Gazeta Sinjali/