image Gjilanasi 72 vjeçar gjendet i vdekur në motel, gruaja me të cilën ishte ikën nga vendi i ngjarjes

Detaje/ Gjilanasi 72 vjeçar gjendet i vdekur në motel, gruaja me të cilën ishte ikën nga vendi i ngjarjes

news image

Një burrë 72 vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në një motel në Gjilan, gruaja me të cilën ishte aty ka ikur nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije burime të Gazetës Sinjali.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri te vdekja e të moshuarit mirëpo burimet e Gazetës Sinjali thonë se gruaja me të cilën ishte në motel nuk është intervistuar ende pasi e njëjta është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i moshuari ishte i rrethinës së Gjilanit.

Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar.  Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes  ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/