image Gjilan, e mitura dyshohet se u ngacmua seksualisht nga djali i hallës

Siguri

Gjilan, e mitura dyshohet se u ngacmua seksualisht nga djali i hallës

news image

Një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga djali i hallës së saj, përmes rrjetit social Instagram, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

Mësohet se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në qendrën e ndalimit në Gjilan, pasi që e ka pranuar në tërësi veprën.

Sinjalizimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social Instagram e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin e PK-së./ Gazeta Sinjali/